Kronike
Aksident në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë, lëndohen katër persona
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bulqizë-Gjoricë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët, në njërin prej automjeteve të aksidentuara.
Të plagosurit janë nisur drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërkohë që bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit S.A., dhe B.T. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit