Connect with us

Kronike

Aksident në Sarandë, makina i pret rrugën furgonit me pasagjerë (EMRAT)

Një aksidenti automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një furgon me pasagjerë i linjës Sarandë-Metoq është përplasur me një automjet tjetër, pasi dyshohet se kjo e fundit i ka prerë rrugën.

Mësohet se janë shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (furgoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.

Fatmirësisht, raportohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Advertisement