Aktualitet
Aksidente nga alkooli dhe shpejtësia/ Policia: Kujdes
Efektivja Arta Shurbi po nxitonte në këtë vendngjarje, dhe as ajo as shoferi Sotiraq Bano që po udhëtonte me shpejtësi të lartë nuk e parandaluan dot aksidentin e radhës ku policja u përplas
Shpejtësia dhe alkooli vazhdojnë të shkaktojnë viktima aksidentesh. Në Shqipëri numërohen 740 mijë automjete në përdorim ndërkohë që trafikut i janë shtuar edhe 830 mijë të tjera që kanë hyrë sipas policisë kufitare në vendin tonë nga maji deri në fund të korrikut.
Përdorimi I telefonit është burimi i tretë i aksidenteve. 20 mijë shoferë të gjobitur për këtë shkelje brenda 7 muajsh nuk kanë ndikuar në minimizimin e këtij fenomeni
Ersid Hasanllari po kthehej në shtëpi, në automjet ai kishte dhe dy shokë e tij, Visarin dhe Erenikun. Tre të rinjtë po udhëtonin aq shpejt saqë automjeti doli nga rruga dhe u përplas fatalisht. Visar Meshi ndërroi jetë në vendngjarje, kurse dy të tjerët u plagosën rëndë.
Pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese dhe numrit të lartë prej 1479 shoferësh arrestuar pa patentë dhe të dehur, rrugët vazhdojnë të jenë të rrezikshme. Është kjo arsyeja se përse policia rrugore po ndjek një strategji tjetër, që do të shkaktojë nisjen e kursit për patentën nga fillimi
Kontrollet e vazhdueshme ia kanë dalë mbanë të edukojnë shoferët për përdorimin e rripit të sigurisë. Por jo për telefonin, alkoolin dhe mbishpejtësinë që vrasin edhe kalimtarët.