Connect with us

Kronike

Aksidentet nga urbanet kthehen në ‘trend’/ ‘Green Line’ përplaset me makinën

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme. ‘JOQ’ ka publikuar një video në Instagram ku shihet qartë aksidenti. Bëhet fjalë për një urban “Green” i cili është përplasur me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.

Një tjetër urban i Kamzën u përplaset ditën e djeshme duke hipur mbi bordurat ndarëse të rrugës, ndërsa atij të linjës së ‘Institutit’ i plasi goma, duke lënë njerëzit në tokë. Kohët e fundit urbanët e Tiranës janë përfshirë në aksidente të shumta, ku ai më i rëndi ishte pranë Parkut Rinia ku autobusi mori 9 makina para dhe plagosi 10 persona.

Advertisement