Connect with us

Kronike

Aksidenti me pasojë vdekjen/ Benzi përplasi motomjetin, arrestohet shoferi i automjetit

 Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Vlorë-Zvërnec. Mësohet se një automjet tip Benz ka përplasur një motomjet.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit M.L 62-vjeç. Ndërkohë është arrestuar drejtuesi i automjetit N. P., 59 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve procedurale të keyera për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Vlorë – Zvërnec”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, arrestoi shtetasin N. P., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjetin tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. L., 62 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Advertisement