Connect with us

Aktualitet

Aksidentohet punëtori në minierën e kromit, përfundon në spital

 Një punëtor në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentuar në këmbë teksa po punonte. 50-vjeçari me iniciale M.G., është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

Advertisement