Aktualitet
AKU bllokon 51 tonë misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë, gjysma do asgjësohet në vendin tonë…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, njofton se, në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, ka kryer kontrolle dhe mostrime në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, të ardhura nga Serbia.
Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e Aflatoksinës B1, një mykotoksinë e dëmshme për shëndetin.
Nga totali prej 51 tonësh, njëra ngarkesë është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa tjetra është bllokuar dhe do të asgjësohet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.