Aktualitet
Akuza për spiunazh, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë. Ata akuzohen për spiunazh.
CNN Grek raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë.
Ata janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici. Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit.
Në vijim priten informacione konkrete në lidhje me rastin. Policia greke vazhdon hetimet.