Politike
Akuzat për të vëllanë, Rama në RAI 3: Ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka lidhje! T’i lihet në dorë drejtësisë
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RAI 3, ka folur edhe në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.
Ai shprehet se kjo është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, por akuzohet vetëm se është vëllai i tij, pasi sipas tij fakti nuk ekziston.
“Është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston,” shprehet Rama,
Rama shton se vëllai i tij ka ngritur edhe një padi për shpifje dhe shpreson që kjo gjë të sqarohet nga drejtësia.
Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.
Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.