Connect with us

Kronike

Akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e dy personave, Gjykata jep dënimin për Bynjanim Hajron

Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burgim Bynjanim Hajron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Ngjarja ka ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”, në Berat. Bynjanim Hajron, i njohur edhe me nofkën  Bujo Çamii, Interpol Tirana e ekstradoi më 8 gusht 2019 nga Gjermania. Ai ndodhej aktualisht në arrest shëpie pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit.

Vrasja e Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”. Një grup personash të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri automatik Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë e mundur kryerja e veprimeve hetimore për shkak të vitit 1997. Hetimi për ngjarjen nisi një vit më vonë, më 1998. Pas shumë përpjekjesh, më 17 prill 2012 është vendosur rifillimi i hetimeve për shkak të deklarimeve të dhëna nga shtetasi Bledar Pema (ndryshuar emri në Ronaldo Pema). Ai ka thënë se më 2 qershor 1997, rreth orës 17:00 të pasdites ka qenë me vëllain, Eduart Pema, duke ndenjur në trotuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf”, afër spitalit “Befotrof”.

Advertisement