Connect with us

Kronike

Shpërdorim detyre/ Zbardhet dosja e Arjan Tase

Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Vlorës për ish-shefin e Komisariatit të Himarës, Arjan Tase i cili vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit me skaf.

Bëhet me dije se rasti në 2020 ku ish-shefi i policisë , Arhan Tase i akuzuar për shpërdorim detyre akuzohej se lejoi kultivimin  e kanabisit është hetuar nga Maksim Sota, i cili e ka çuar çështjen  për gjykim. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe dosja ka shkuar për gjykim, por në momentin ku u vu nën masën e ‘arrest në shtëpi’ në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ çështja kaloi në duart e një prokurori tjetër dhe më pas çështja u pushua.

Sakaq pas Maksim Sotës, dosjen e ka marrë Arjan Xhaferi.

“Arjan TASE, banues në Lagjen Selitë Tiranë, mbajtës i numrit personal të identifikimit I41210020P, punonjës i policisë shtetit, ish Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, hetuar me masë sigurimi personal me karakter ndalues Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe atë me karakter shtrëngues Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga Nenet 242 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 299 datë 13.12.2020 të Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake, ndryshuar/hequr masat e sigurimit me vendimin nr. 60-2021-10 datë 06.01.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;”, thuhet në dosje.

Më konkretisht rezulton e provuar se;

Personi nën hetim Arjan Tase, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë për periudhën kohore kur janë zhvilluar ngjarjet, me mosveprim të kundraligjshëm nuk ka ushtruar detyrën e tij funksionale për kontrollin e territorit dhe kontrollin e punonjësve të policisë në varësi të tij, duke lejuar në mënyrë indirekte personat nën hetim në ushtrimin në masë të gjerë të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa në Njësinë Administrative Horë Vranisht; Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve;

Arjan TASE, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;

Advertisement