Në një deklaratë të shkurtër, ai shkruan: “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”

Ky reagim vjen pas deklaratës së ambasadorit të Uashingtonit në NATO, i cili tha se vendi do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se ka plane që presidenti amerikan të flasë me homologun e tij polak , Karol Nawrocki, më vonë sot.