Connect with us

Rajon

Alarmi në Ballkan/ Republika Sërpska sfidon NATO-n, synojnë bërthamë të re ushtarake!

Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë,  sipas deklaratës   të premten nga  lideri i këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.

“Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha ai në Banjallukë.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.

 

 

Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve.

Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Advertisement