Connect with us

Sport

“Albania”, publikohet kënga zyrtare e Shqipërisë në Euro 2024 (Video)

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar projektin e tij të ri, e cila është kënga zyrtare që do të shoqërojë kombëtaren në Euro2024.

Ky projekt është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Tonic dhe Denk, ndërsa për ‘beat’-in është përkujdesur Dorantbeats, Bannzz nga Panda Music.
Kënga është publikuar menjëherë edhe nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pjesë të klipit janë edhe djemtë e kombëtares me momentet e gëzimit nga kualifikimi në Europian.

Trim Ademi (emri i vërtetë) ka bërë një interpretim të shkëlqyer dhe njw klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e bukura të Shqipërisë.
Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’.

Advertisement