Connect with us

Kosova

Albin Kurti bie bashkë me Vuçiç/ Skenaret sipas analistit

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi beson se në Kosovë po punohet për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit dhe se kryeministri i Kosovës nuk ka dashur të hyjë fare në dialog me Serbinë dhe këtë e sheh si motiv të mosmarrëveshjeve të tij me ndërkombëtarët.

“Ka indikacione se opozita në Kuvendin e Kosovës do të mund ta mbledhë një lloj mazhorance dhe të tentojë ta rrëzojë qeverinë. Nuk e di nëse do të funksionojë, por është duke u punuar për këtë”, tha Maliqi, duke shtuar edhe se ndërkombëtarët kanë shqyrtuar disa rrugë politike për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një skenar ishte krijimi i një lloj mini-protektorati në veri të Kosovës, që KFOR-i ta merrte të gjithë pushtetin, gjë që është shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme. Perëndimi nuk do të dëshirojë ta krijojë një mini-protektorat këtu në një kohë kur është shumë i zënë me Ukrainën. Një propozim tjetër eshte që të krijohej një lloj Dejtoni ose Rambujeje, të mbylleshin negociatorët për 10 ditë… Por as për këtë nuk ka patur mbështetje”, theksoi Maliqi dhe sipas te cilit, Perëndimi, duke dashur ta distancojë Serbinë nga Moska, “duhet te ndjek një politikë më të butë ndaj Beogradit”, por shton se kjo nuk i përjashton paralajmërimet serioze për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si artikujt në New York Times

Advertisement