Connect with us

Rajon

‘Albin Kurti, bombë politike me sahat në themelet e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal’

“Edhe pse nuk bie bore në mal, të gjitha kafshët e egra kanë lënë gjurmët e tyre. Kjo thënie e vjetër në këtë moment përshkruan në mënyrë të përkryer situatën politike që u krijua pas vizitës së paparalajmëruar, jodiplomatike, të papërshtatshme dhe të pazakontë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, si në aspektin e veprimeve ashtu edhe në aspektin e mesazheve për publikun vendas, rajonin dhe, nëse dëshironi, edhe më tej” – Kështu e nis reagimin e tij Ivan Stoilkoviç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputet në Kuvend.

Sipas tij, vizita e Albin Kurtit prodhoi një homogjenizim të fortë të popullit maqedonas, i cili gjithnjë e më pak është i gatshëm të besojë në gënjeshtrat shumëngjyrëshe.

“Askush nuk mund të fshihet më pas justifikimeve të pakuptimta të komunitetit ndërkombëtar dhe as pas deklaratave të largëta të politikanëve shqiptarë. Një tjetër goditje, fillimisht sekrete, por tani brutale për historinë maqedonase dhe një thirrje po aq e fshehtë, por tashmë e hapur për “Shqipërinë e Madhe” ndikoi vërtet në bashkimin e përgjithshëm të popullit maqedonas” – shkruan Stoilkoviç

Të premten në Kuvendin maedonas zhvillohet seanca plenare për disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me shtimin e disa popujve bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.

Por sipas Ivan Stoilkoviç, “Ndryshimet kushtetuese, pas vizitës së Albin Kurtit, humbën çdo kuptim dhe konfirmuan qëndrimet e qytetarëve maqedonas të cilët në rreth 80 për qind nuk pajtohen me shantazhet dhe diktatin që vjen nga Bullgaria

“Ndoshta nuk do ta dimë kurrë nëse Kurti me këtë vizitë provokuese i ka varrosur qëllimisht (me urdhër) apo rastësisht (nga çmenduria) ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut” – shkruan kreu i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut

Sipas Stoilkoviç , “Ditët e Albin Kurtit në Maqedoni vetëm sa konfirmuan se ai po i ngjan gjithnjë e më shumë një bombe politike me sahat në themelet e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe nga kjo duhet të nxirren përfundime të duhura”.

 

Advertisement