Kronike
Albin Kurti mbetet ‘shefi’
Kryeministri, Albin Kurti do të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendoje edhe për një mandat katër vjeçar teksa fitoi 98,60 për qind në zgjedhjet e brendshme në parti.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, “Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.
Albulena Haxhiu do të jetë kyetare e Foumit të Gruas, teksa fitoi me 94.55 për qind të votive, ndërsa Behar Jashari do të jetë kreu i të rinjve të Vetëvendosjes.
Zgjedhjet në rradhët e LVV u organizuan në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, sipas parimit një anëtar një votë.
https://www.youtube.com/watch?v=AMCi827_uIo