Kosova
Albin Kurti nuk e ka më forcën që kishte, duhet një qeveri e re përtej egove të partive

Analisti politik Fatos Lubonja tha se gjendja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ne Kosove, e ka vendosur në plan të dytë se cila parti ka qenë më e votuar në raport me problematikën e pamundësisë së krijimit të një qeverie stabile, sidomos në kontekstin e Kosovës në raport me Serbinë dhe me atë ndërkombëtar.
“Ndjeshmëria kryesore që është krijuar pas këtyre zgjedhjeve është se shoh te kete nje çarje te madhe, ku në një krah Vetëvendosja kërkon, pak a shumë të qeverisë e vetme, dhe kete e kam pare kohëve të fundit që ka disa tentative. Kurse nga krahu tjetër është opozita me 2-3 partitë kryesore që nuk duket se kanë aq sa duhet. Per mendimin tim, duke pare se cfare situate është në horizont dhe cilat janë rreziqet që i dalin perpara Kosovës, në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, te cilet kërkojnë medoemos një qeveri që të jetë përtej egove të të gjithë këtyre partive, pikerisht keta te fundit duhet te kene ne focus si prioritet kete ceshtje: – deklaroi Lubonja, sipas te cilit rezultati I zgjedhjeve te 9 shkurtit tregoi se Albin Kurti nuk eshte me I forte si kater vite me pare dhe se nuk duhet ti marre ai te gjitha pergjegjesite, ne kuptimin e rreziqeve, qe i paraqiten Kosoves.

