Connect with us

Kosova

Albin Kurti s’do dialog kurse Osmani gënjen/ Petkoviç: Ky është një vit i humbur për çdo lloj marrëveshjeje

Drejtori i Zyrës për Kosovën ne kuvendin e Serbise, Petar Petkoviq, lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, dhe kryesisht kritikat se presidentja e Kosoves Vjosa Trump i “shtrembëroi” fjalët ketij te fundit, tha se Serbia përballet me dhjetëra gënjeshtra çdo ditë, qe bëhen nga Osmani, Kurti, por edhe për analistët nga Prishtina, të cilët, sic u shpreh ai, po përhapin propagandë, po sulmojnë Beogradin dhe po njollosin Serbinë dhe Vuçiçin në publikun ndërkombëtar.

“ Vjosa Osmani e ka bërë këtë për të pesëmbëdhjetin herë në SHBA, teksa se fundmi tha se ne planifikuam një sulm ndaj Kosovës në fillim të vitit, të cilin Trump gjoja e parandaloi. Dhe pastaj erdhi përgjigja nga Richard Grenell, i cili i tha të turpërohej sepse po manipulonte fjalët e presidentit amerikan. Tani po shohim edhe reagimin e KFOR-it, qe ka deklaruar se  nuk kishte parë lëvizje të forcave serbe, por se situata ishte normale dhe e rregullt. Gjithçka që thotë Vjosa Osmani bie poshtë, këto janë gënjeshtra që ata i shpikin çdo ditë, dhe ne na duhet t’u përgjigjemi këtyre gënjeshtrave, të tregojmë se çfarë është në rrezik dhe të mbrohemi para publikut ndërkombëtar” – deklaroi Petković.

Ai shtoi se ka një frustrim të dukshëm midis përfaqësuesve të Prishtinës, si në Bruksel ashtu edhe në forumet ndërkombëtare, sepse Vuçiç nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Petkovic gjithashtu theksoi se gjithçka që po ndodh në Kosovë flet për drejtimin që po marrin gjërat dhe se Albin Kurti nuk dëshiron dialog, prandaj ky vit, është një vit i humbur për çdo lloj marrëveshjeje.

Advertisement