Kosova
Albin Kurti siguron 80 vota për qeverinë e re

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën e tij për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka theksuar se ky do te ishte koalicioni “i duhur’. Majde, ai përmendi edhe tri votat e Nisma-së së Fatmir Limajt.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë opozitë, duke shtuar se nuk e përkrah idenë për Qeveri Tranzitore.
“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të bëheshin shtatëdhjetë e shtatë deputetë. Madje nëse na shtohen edhe tre të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, kjo besojmë që është rruga e duhur. Unë nuk jam për qeveri teknike, e cila e lë Kosovën pa opozitë” – ka deklaruar Kurti.
Ai ka përmendur ftesat që iu bëri PDK-së e LDK-së në tentativë për të dalë nga ngërçi dhe ka treguar se ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn dhe u shpreh I gezuar qe Nisma është rikthyer në Kuvend, dhe se kjo parti do duhej të ishte parti simotër me Lëvizjen Vetëvendosje.
“PDK-së i duhet edhe një mandat tjetër të jetë në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë dhe nuk e kuptoj pse ata kanë zell për tu rikthyer në pushtet” – theksoi jo pa nota ironike ishte kryeministri Albin Kurti.

