Connect with us

Kosova

Albini bëri mirë, o filoRama dhe antiKurti/ Nuk mund t’i thoshte Jo Athinës për shkak të planit intrigues Rama-Bejleri

“Sipas disa filoRamave dhe antiKurtit, kryeministri i Kosovës do të duhej të mbante anën e Edi Ramës e të mos e pranonte ftesën greke të Mitsotikis! Duhej ta bënte këtë “sakrificë” apo sakrifikim të interesave të Kosovës, edhe pse në këtë rast as vetë kryeministri Edi Rama dhe sa presidenti Bajram Begaj nuk kanë mbajtur fort e plotësisht qartë anën e Shqipërisë, duke e bojkotuar këtë samit, të lidhur me BE- në!” – kështu thotë analisti Xhevat Mustafa

Sipas tij, edhe sikur kryeministri Albin Kurti të mos ishte i pranishëm në Samitin e Athinës e ta kthente mprapsht ftesën e kryeministrit grek, do të ishin po këta analistë politikë që do t’i vërsuleshin Kurtit se bëri një gabim të rëndë e dëmtoi ndjeshëm interesat e shtetit të Kosovës, duke mbajtur anën e Edi Ramës në intrigën apo sherrin e tij me Athinën.

Sipas Mustafës, ata do t’i kujtonin Albin Kurtit se iu kundërvu qeveria greke, me votë e veto në BE dhe në NATO, rreth 1 muaj pas paketës me sanksione për “zvarritjen e shtensioninimit në katër komunat e veriut

“Nuk është e vështirë për të kuptuar se pas këtyre ndëshkimeve apo duke “kërkuar” në lëmshin e tyre mund të dalë edhe një e vërtetë e pritshme, pra jo befasuese. Shprehur fare SHQIP dhe në gjuhët me të cilat flitet në sallat, zyrat, kafenetë, restorantet, wc-të…, e BE-së në Bruksel se jo vetëm Borrelli, Lajçaku, Escobari…kanë afeksion apo “dobësi personale” e përtej personale, deri në ekipore e institucionale dhe shumë të hershme ndaj Vuçiçit dhe Serbisë së tij” – theksoi analisti Xhevat Mustafa, sipas te cilit, “përtej akuzave, fakteve, vendimeve gjyqësore, deklaratave mediatike e zyrtare, përfoljeve, përtej protestave në Himarë, Athinë, Tiranë…? “Kalë Troje”, “Kokë turku”, “Komplotist Enveri”, “Kurban Surreli” apo “Test Brukseli…”?, kryeministri Albin Kurti ka shfrytezuar me sukses ftesën e Mitsotakis për shtensionimin e raporteve me BE-në dhe pushtetarët më të lartë në këtë samit.

Advertisement