Bota
“Alexei Navalny u vra”/ Vajza e opozitarit rus: Putin kishte “frikë”…
Vajza e opozitarit rus të vrarë në Moskë gati një dekadë më parë thotë se është e bindur se vdekja e Alexei Navalny ishte vrasje.
Zhanna Nemtsova është vajza e Boris Nemtsov, i cili u vra në një urë në kryeqytetin rus në vitin 2015.
“Alexei Navalny, lideri kryesor i opozitës ruse, u vra në burg nga Putin. Unë e konsideroj atë që ndodhi si një vrasje”- tha Nemtsova, duke shtuar se: “Pa dyshim, ky është një akt frikësimi që në të njëjtën kohë tregon dobësinë e regjimit.”
Zonja Nemtsova tha se Vladimir Putin kishte “frikë” nga rivali i tij politik, pavarësisht se ai ishte në burg. Sipas vajzës së Boris Nemtsov, një hetim rus nuk do të zbulonte të vërtetën.
“Në Rusi nuk mund të bëhet fjalë për një hetim për shkak të vrasjes politike,” tha ajo.
“Jam absolutisht e bindur dhe jam dakord me ekipin e Navalny, me gruan e tij Julia Navalnaya se ai u vra në burg,” shtoi ajo.