Connect with us

Kosova

Alicia Kerns sulmohet nga mediat serbe/ Balanca e disbalancuar

Gazeta serbe “Alo” e ka quajtur urrejtëse të dëshmuar të serbëve Alicia Kearns, duke theksuar se ajo ka reaguar duke kërkuar baraspeshë në veprime, pas vërejtjes së tërhequr nga amerikanët për Albin Kurtin lidhur me veprimet e suspendimit të dinarit serb

Në të vërtetë deputetja britanike Alicia Kerns njiherazi kryesuese e Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit britanik e cila në vazhdimësi mbështet kryeministrin e Kosovës, me shumë vështirësi e ka pranuar faktin qe Amerika ka kritikuar ekstremistin e saj të preferuar”.

Kerns ka reaguar me rastin e deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë Hovenier lidhur me vendimin e Kurtit për suspendimin e përdorimit për pagesa të dinarit serb në Kosovë, arrestimin e punëtorëve të Postës serbe dhe konfiskimin e parave serbe, duke kërkuar baraspeshim në veprime.

“Ku është këtu baraspesha? A kemi parë reagim apo deklaratë të këtillë nga amerikanët kur u rrembyen tre policët e Kosovës nga ana e Serbisë? Jo”. Tani po shihet vetëm një heshtja e shurdhër e sulmit terrorist në fshatin Banjska”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të tregoj balancë.

Nga ana tjetër, edhe Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, reagoi nëpërmjet një postimi në platformën “X”, pas akuzave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili konsideroi se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione në pjesën veriore të vendit të banuara me shumicë serbe.

Roth e cilësoi “shembull tjetër i deklaratave të pabalacuara” deklaratën e Hovenierit se vendimi i autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit nxit “tensione të panevojshme”, duke iu referuar mungesës së balancës për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit apo dhe kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga strukturat serbe të sigurisë.

“Një shembull tjetër i deklaratave të pabalancuara të SHBA-së për Kosovën. Më mungojnë mesazhet kaq të qarta në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, rrëmbimin në kufi të tre policëve dhe shantazhet në rajon” –  shkroi deputeti gjerman, si dhe akuzoi edhe Bashkimin Evropian për qasje të njejtë të pabalancuar në raport me problemet midis Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement