Politike
Alimehmeti: Grupi i Berishës ka zgjedhur që të jetë subjekt politik më vete
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti, është shprehur se brenda PD-së po krijohet një pol i ri. Alimehmeti tha se grupi i Berishës ka zgjedhur të jetë një subjekt politik më vete. Ai ka thënë se në një botë demokratike, secili ka të drejtë për të krijuar një parti. Por fokusi i tij ka qenë në Këshillin Bashkiak. Sa i takon forcave opozitare, sipas tij, duhet një bashkim i madh.
“Të them të drejtën, në një botë demokratike, një komunitet ka të drejtë të ndërtojë parti. Në Shqipëri ka dhjetëra parti të ngritura. Fokusi im ka qenë në Këshillin Bashkiak. Përsa i përket forcave opozitare, duhet një bashkim i madh. Unë e kam shprehur qartë këtë 6 muaj para zgjedhjeve. Ajo është një subjekt zgjedhor më vete, dhe ne jemi një tjetër subjekt.
Shumë të ngjashëm, por organet drejtuese kanë vendosur që të dalin më vete. Ku aderon njëri, nuk aderon tjetri. Është një subjekt zgjedhor që do të zgjidhë hallet e veta. Është e drejta e tyre që të vendosin brenda statutit të tyre se çfarë do të bëjnë. Dëshira ime e madhe është të bashkohemi bashkë, por do të respektoj vendimin tuaj.
Hapja, po nuk ka mekanizma që e mbështesin hapjen, do një reformim shumë të qartë. Ne në 2022 çdo gjë e kemi çuar në votë. Një vend demokratik duhet ta çosh gjithmonë fuqinë te votuesit”, është shprehur Alimehmeti./dosja.al