Politike
Ambasada Britanike: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, të panegociueshme! Nuk ka vend për sulm ndaj ambasadorëve
Ambasada Britanike ka reaguar pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në deklaratë thuhet se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë të panegociueshme, ndërkohë shton se nuk ka vend për sulm ndaj ambasadorëve.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi nuk janë te negociueshme. Ato janë te drejta themelore të njeriut dhe vlera universale që mbeshtesin shoqerite demokratike. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme te mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të avancuar barazinë, dinjitetin dhe parimet demokratike. Në një shoqëri të përkushtuar ndaj këtyre vlerave nuk ka vend për sulme ndaj ambasadorëve“, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ligji i ri për barazinë gjinore shihet si fitore nga grupet e të drejtave të njeriut, por ka shkaktuar debate të forta, kryesisht të nxitura nga dezinformimi në media dhe jo nga përmbajtja reale e ligjit.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e konsideroi ligjin si “atentatin më të rrezikshëm ndaj qenies njerëzore” dhe tha se ai çon në “dërgimin e qenies njerëzore në kafshëri”. Berisha përmendi edhe orientimin seksual të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, duke shkaktuar reagimin e Komisioneres Marta Kos, që dënoi çdo sulm ndaj ambasadorit.
