LAJMI I FUNDIT
Ambasadori rus në Beograd flet me gjuhën e Vuçiçit, e lidh sulmin terrorist në Banjska me ngjarjet në OKB
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko ka folur me gjuhën e presidentit serb, Aleksandçr Vuçic, teksa tha se operacioni policor në fshatin Banjskë “tregon qartë dëshirën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të pushtuar veriun e Kosovës, por edhe “përkrahjen e Perëndimit për ato plane”.
“Është absolutisht e qartë se dialogu në Bruksel po përdoret si mbulesë për atë që realisht po ndodh në Kosovë. Dialogu nuk jep absolutisht asnjë rezultat, as kontaktet diplomatike me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore,” – tha Bocan-Harchenko.
Lidhur me përplasjen e forcave te Kosove me grupin terrorist, Bocan-Harchenko deklaroi se pjesëtarët e misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, “jo vetëm që nuk e përmbushën detyrën, por kane ndihmuar edhe forcat e policisë në dhunën ndaj civilëve”.
Bocan-Harchenko tha gjithashtu se vendet perëndimore “nuk janë të interesuara” që me kërkesë të Beogradit të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë dhe vlerësoi se do të “pengojnë kolektivisht” mbledhjen e saj.
Ai deklaroi gjithashtu se vendet e Perendimit e interpretojnë Kartën e OKB-së në përputhje me interesat e tyre dhe sipas “rregullave famëkeqe perëndimore që janë shkruar për çdo rast individual”.