Politike
Ambasadori shqiptar krah sekretarit Marco Rubio: Pranoi ftesën e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka ndarë një fotografi “selfie” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe thotë se i ka përcjellë atij ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar në të ardhmen Tiranën.
“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministrit Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:
-Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
-E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan ambasadori Ervin Bushati, duke zbuluar se Rubio e ka pranuar ftesën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kanë festuar dje më 4 Korrik Pavarësinë dhe të ftuar në Uashington kanë qenë përfaqësues të selive diplomatike në SHBA, mes tyre dhe ambasadori shqiptar Ervin Bushati.
“Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”, përmbyll shkrimin e tij ambasadori.

