Kosova
Amerika do vendosë se kur dhe çfarë do ndodhë/ Vuçiç s’e ka fatin në dorë

Për Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, paralajmërimi i Vuçiqit për vizitën në Moskë është më shumë një mesazh për BE-në, sesa për Putinin.
“Ai ndoshta mendon se me këtë do t’i tregojë BE-së se nuk varet vetëm nga ata, se ka Rusinë pas vetes, dhe kështu do përpiqet të forcojë imazhin e tij, për të bërë presion”, vlerësoi Kurjak. Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye tjetër e justifikueshme.
Ajo përmendi gjithashtu edhe kritikat që i janë bërë autoriteteve në Beograd nga BE-ja për shkak të protestave të studentëve, që kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad.
Persa i përket negociatave për kompaninë NIS dhe furnizimet me gaz natyror rus, Kurjak tha se nuk është i nevojshëm një takim ballë për ballë mes Vuçiqit dhe Putinit.
“Në këtë rast nuk varet asgjë nga Rusia. Amerika ka vendosur sanksione ndaj kompanisë që bleu kompaninë serbe te naftes. Pra, Amerika do të vendosë se kur dhe çfarë do të ndodhë”, theksoi Kurjak.
Kujtojme se SHBA-ja e shtyu për herë të tretë zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it në fund të prillit, edhe pse kompania është në listën e zezë që nga 10 janari për shkak të lidhjeve me Gasprom Neftin rus, që ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të agresionit në Ukrainë.
Kur flitet për një marrëveshje të re për gazin, marrë parasysh që ajo aktuale skadon në fund të majit, Kurjak kujtoi se marrëveshja e fundit ishte arritur në maj 2022 – tre muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia – pa pasur nevojë që Vuçiq të shkonte në Moskë.

