Në qendër të bisedimeve ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet ndërkombëtare, si dhe negociatat tregtare SHBA–BE. Vance theksoi rëndësinë e partneritetit transatlantik dhe miqësisë me Italinë.
“E vlerësoj thellësisht miqësinë mes dy vendeve tona”. deklaroi Vance.
Nga ana e saj, kryeministrja Meloni e konsideroi takimin si “një mundësi tjetër për të forcuar bashkëpunimin , duke shtuar se është “shumë krenare për këtë marrëdhënie të privilegjuar”.
Të dy drejtuesit shtetërorë shqyrtuan gardën e nderit të Marinës italiane, ndërsa në sfond u intonuan himnet kombëtare të dy vendeve.
Vance përmendi edhe luftën në Ukrainë, duke shprehur një ton të kujdesshëm optimizmi.
“Kemi një ndjenjë optimizmi për negociatat. Shpresojmë se mund t’i japim fund kësaj lufte brutale”. theksoi Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara,
Vizita e Vance vjen në një moment kritik për marrëdhëniet transatlantike dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet në Europë, duke sinjalizuar vazhdimësinë e angazhimit amerikan në skenën globale.