Connect with us

Kosova

Ana tregon përralla nga e kaluara: Kurti po tenton të provokojë një konflikt të armatosur

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti ne OKB një fjalim historik, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte siç tha ajo, “në momentet e fundit të qetësisë politike” për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në SHBA dhe formimit të institucioneve te BE-së, dhe se per shkak te ketyre fakteve, sic deklaroi Brnabiq, Kurti po ben përpjekje për të provokuar një konflikt të armatosur dhe për të nxitur serbët në Kosovë.

“Kurti po i shfrytëzon momentet e fundit të qetësisë politike. Parlamenti Evropian është formuar, Komisioni Evropian ende nuk është formuar, dhe prandaj Parlamenti Evropian nuk po funksionon me kapacitet të plotë. Kemi zgjedhje në SHBA në nëntor dhe Albin Kurti po përdor këtë mundësi për të provokuar një konflikt të armatosur, për të nxitur popullin serb në Kosovë dhe Metohi” – deklaroi Brnabic

Duke iu përgjigjur pyetjes për dialogut Beograd-Prishtinë, Brnabic tha se për momentin nuk ka dialog dhe theksoi se – “Ajo që është e re, është qëndrimi i qartë dhe kritik i aleatëve më të afërt të Prishtinës, qendrim të cilin nuk e kishim parë më parë”.

Brnabic theksoi qëndrimin e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se nëse Albin Kurti nuk ndryshon qëndrim dhe nuk heq ndalimin e mallrave serbe, Prishtina mund të përjashtohet nga CEFTA.

Advertisement