Connect with us

Bota

Andrew Tate dhe vëllai i tij lihen të lirë pas 9 muajsh

Pas 9 muajsh përballje me Gjykatën e Apelit në Rumani, ish-kampioni absolut i sportit të “kick box” për peshën e mesme, Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan u liruan nga arresti shtëpiak, duke marrë kështu lirinë e plotë.Mirëpo, pavarësisht se përfundoi “beteja” ligjore, dy vëllezërit e kanë të ndaluar të largohen nga territori rumun ose në vende të caktuar të Rumanisë, por mund të lëvizin vetëm brenda Bukureshtit dhe qytetit të Ilfoj.

“Jam në Gjykatën e Apelit në Bukuresht për të zbuluar nëse do të mbahem në paraburgim për një muaj të nëntë, tre muaj burg, gjashtë muaj i mbyllur në shtëpinë time”,- u shpreh Tate me anë të një postimi, në  profilin e tij zyrtar në “Tëitter”, më 1 gusht.Ndërkaq kujtjomë, se ish-kampioni i “kick box”-it u arrestua më 29 dhjetor në Bukuresht të Rumanisë, së bashku me vëllain e tij, Tritasn dhe dy gra rumune, Luana Radu e Georgina Nagel, për akuza të ndryshme, ndër të cilat dhe formimi i një grupi të strukturuar kriminal.

Advertisement