Kronike
Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës
Putini nënshkruan sot dekretin për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës
Kremlini qyrtar ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin do të nënshkruaj sot dekretin për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, një akt që vjen pas referendumit atje. Votimi sipas Moskës ka rezultuar në një ortek PO, por komuniteti ndërkombëtar, pothuajse unanim, nuk i njeh.
BE ndërkohë kërcënon Moskën me më shumë sanksione, ndërsa Kremlini përgatitet me bujë të madhe për të festuar zgjerimin e kufijve të Rusisë.
Marzhet në favor të aneksimit janë, për komunitetin perëndimor, një rrëmbim toke nga një Putin i detyruar pas humbjeve ushtarake në Ukrainë.
Administratat e instaluara nga Moska në katër rajonet e Ukrainës jugore dhe lindore thanë se PO-ja për aneksimin në rajonin e Zaporizhzhia mori 93%, 87% në rajonin Kherson, 98% në rajonin Luhansk dhe 99% në Donetsk.
https://www.youtube.com/watch?v=05d0IkKxCpQ