Kronike
Aneksimi i Ukrainës Lindore
Përshkallëzim i rrezikshëm që nuk ka vend në botën e sotme. Pretendime që nuk do t’i pranojmë kurrë. Akt armiqësor të cilit do t’i përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri.
Për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës që Rusia po festoon, vjen dënimi I Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, foli për një përshkallëzim të rrezikshëm që “do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon” dhe përsëriti se aneksimi i rajoneve të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk “nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore” dhe ” duhet dënuar”.
Pavarësisht pretendimeve të Guterres, Kremlini dhe media shtetërore ruse pretendojnë se pavarësia e rajoneve është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e sanksionuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti ukrainas premtoi një përgjigje të fortë dhe vendimtare, duke iu drejtuar në një video-mesazh direkt popullit rus.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, “Shtetet e Bashkuara kurrë, kurrë, kurrë nuk do të njohin pretendimet e Rusisë mbi territorin sovran të Ukrainës. Të ashtuquajturat referendume ishin një farsë, një farsë absolute. Rezultatet u fabrikuan në Moskë.”
Duke i dhënë Moskës rreth 15% të territorit ukrainas, aneksimi shënon një kthim te ‘Nëna Rusi’ në sytë e prorusëve.
https://www.youtube.com/watch?v=fDZjWYtUFlk