Politike
Anëtarësimi në BE/ Ambasadorja Kim: SHBA do të mbështesë Shqipërinë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se SHBA do të vijojë mbështetjen e për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme. për të bërë të mundur diçka të tillë.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se është e kënaqur me përparimin që vendi ynë ka bërë deri tani dhe se ndryshimet e bëra deri tani meritojnë të respektohen.
Reagimi i ambasadores Kim vjen pas vizitës së djeshme të zyrtarët të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi në Tiranë.
“E lumtur të shoh lëvizjen e Shqipërisë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për ndryshimet e vështira të bëra deri tani.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm përparimin e tij për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, ka shkruar Yuri Kim.
Great to see 🇦🇱 move forward on its path toward 🇪🇺 membership. The people & gov’t of 🇦🇱 deserve respect for making difficult changes so far. 🇺🇸 will continue to strongly support 🇦🇱’s progress to become 🇪🇺 Member State, including efforts to implement necessary reforms. https://t.co/kBr7Q2DAfL
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) March 17, 2023