Politike
Anëtari i Kryesisë së PD/ Hoxha njofton se s’do kandidojë në primare: Koha për një angazhim të ri

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i kryesisë së PD dhe Sekretar i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka njoftuar se për shkak të një angazhimi të ri, do të tërhiqet nga gara. Në një postim në rrjetin social facebook, Hoxha shkruan se mbështet çdo përpjekje që çon PD drejt fitores.

