Lifestyle
Anila Kalleshi sjell dietën e veshkave
Dieta e veshkave
Dieta e gurit në veshka është thjesht: Kalcium i lartë, natrium i ulët, sheqer i rafinuar në sasi të ulëta, proteina normale, menaxhimi fleksibël i oksalatit, që varet nga niveli i lartë i oksalatit të urines në momentin që arrihet sasia e lartë e kalciumit në dietë kalcium dhe sigurisht shumë lëngje.
Kalciumi i lartë dhe natriumi i ulët: 1.000 deri në 1.200 mg kalcium 65 – 100 mEq (1.500 deri 2.300 mg) natrium dhe kujdesi për oksalatin (50-200 mg / ditë) mund të arrihet duke përdorur listën tonë të ushqimeve që plotësojnë të tre kërkesat. Është thelbësore që kalciumi të merret me ushqimet që përmbajnë oksalat të ndjeshëm.
Sheqeri i ulët i rafinuar (nën 10% e konsumit të përditshëm të karbohidrateve): Kjo është menduar më mirë si një reduktim i madh në ëmbëlsira – biskota, karamele, pije me sheqer, tortë, byrek. Frutat nuk janë një problem, por smoothie-t që “thyejnë” frutat mund të çlirojnë sheqernat e tyre dhe të kapërcejnë vetitë e “ clirimit të ngadalshëm” të vetë frutave.
Marrja normale e proteinave – kjo do të thotë në 0.22-0.3 kg mish në ditë për një të rritur mesatar. Për gurët, çështja e mishit të kuq në krahasim me peshkun ose pulën nuk ka rëndësi. Burimet e proteinave vegjetale siç janë soja janë mjaft të larta në oksalat kështu që nuk mund të rekomandohet .
Kur mund të filloni dietën?
Mud të filloni dhe pas shfaqjes së një guri. Dieta përputhet me të gjitha rekomandimet moderne. Të vetmet veçori të veçanta janë vëmendja ndaj oksalatit dhe ushqimet që përmbajnë si kalcium dhe oksalat. Sasia e lartë e lëngjeve është më shumë se një detyrë, sepse pas një guri të shfaqur, një studim tregoi një reduktim të dukshëm në formimin e gurit të dytë me vëllime të urinës mbi 2.5 l / ditë në krahasim me 1 l / d të grupit të kontrollit.
Më shumë rreth dietës:
-Kalcium
Konsumi i lartë i kalciumit është thelbësore për ata që kanë gurë në veshka. Ata kanë kocka dhe shumë prej tyre kanë hypercalciuria idiopatike që mund të shkaktojë sëmundje të kockave nëse nuk ka shumë konsum të kalciumit në dietë. Thithja e oksalatit pengohet në masë të madhe nga marrja e lartë e kalciumit, nëse kalciumi konsumohet kur konsumohet dhe oksalati.
Pak ose shumë, gjatë gjithë jetës, burrat apo gratë, vajzat apo djemtë, sasia varion rreth 1000-1200 mg në ditë. Kjo sasi e kalciumit është ideale për mbrojtjen kundër humbjes së mineralit të kockave nga hypercalciuria idiopatike dhe reduktimin e absorbimit të oksalatit.
-Natriumi
Kalciumi i urinës ndjek natriumin e urinës si një hije. Sa më i ulët të jetë natrium, aq më i ulët është kalciumi. Në një studim në lidhje me kockat që vështroi seriozisht çështjen, ishte kombinimi i dietës së ulët të natriumit dhe dietës së lartë të kalciumit që çoi në balancimin pozitiv të kockave – marrja e mineralit në kockë në krahasim me humbjen e kockave.
Pra, çfarë do të thotë “natrium i ulët”. Rekomandimet e reja të FDA janë nën 2300 mg (100 mEq për ata që lexojnë raportet laboratorike). Për ata me tension të lartë – të trajtuar me medikamente ose jo – 1500 mg është ideale. Kjoe fundit, 1,500 është ideale sepse normalizon kalciumin e urinës te njerëzit hypercalciuric, dhe gjithashtu përfitojnë ata pa hypercalciuria duke e bërë kalciumin në urinë sa më të ulët të jetë e mundur.
-Sheqeri i rafinuar
Sheqeri i rafinuar është ai që është nxirret nga bimët e kthehet në artikuj të bardhë qëju i bleni në masë pasi ka një sërë përdorimesh: mund ta shtoni në tortë, të bëni kekë apo biskota si dhe për të bërë karamele. Sheqeri në bimë dhe fruta është paketuar së bashku me fibra dhe lirohet ngadalë, kështu që është shumë e sigurt. Pasi ekstrakti kthehet në pluhur të bardhë, absorbohet shumë shpejt.. Sheqeri i gjakut dhe insulina rriten shumë, yndyra është formuar dhe nuk është fare e shëndetshme.
Rekomandimet theksojnë që konsumimi i karbohidrateve duhet të jetë shumë po shumë pak.
-Oksalati
Eshte rekomanduar për një marrje të ulët oksalati ndërmjet 50- 100 mg në ditë.
Megjithatë sipas disa studimeve të kryera mendohet që qasja ideale për të vendosur në rend të duhur dietën e lartë të kalciumit, duhet të synohet për rreth 200 mg oksalate, e cila është më e lehtë për t’u arritur se sa vlerat më të ulëta dhe matjen e rezultateve të urinës. Edhe nëqoftëse kalciumi është i lartë por oksalati i lartë po krijon probleme për formimin e gurëve, atëherë dieta duhet të ndryshohet në mënyrë të përshtatshme.
Disa njerëz duket se absorbojnë oksalatin në mënyrë më efikase se të tjerët, kështu që nuk ka rregulla fikse. Shumë prej tyre kanë sekretim normal të oksalatit të urinës pa ndonjë ndryshim në dietë.
Shumë të tjerë kanë sekretime të oksalatëve të urinës të padëshirueshëm në laboratore do të tregojnë një rënie të dukshme të sasisë së kalciumit dhe nuk kanë nevojë për kufizime të mëtejshme.
-Lëngjet
Vëllimi i urinës që duhet të keni është mbi 2.5 l / d, sasia e lëngjeve të nevojshme është rreth 3 l / d dhe ju duhet të eksperimentoni për të gjetur marrjen e duhur për ju. Lëngjet me sheqer gjithmonë kanë qenë të pafavorshme kështu që ju duhet t’i shmangni ato.