Politike
Arben Ahmetaj flet për njohjen me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton

Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me njohjen me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, dy biznesmenë të shpallur në kërkim për aferën me inceneratorët.
Ahmetaj është shprehur se Mërtirin e njeh dhe e ka mik, ndërsa tha se historia mes tyre është është e vërtetësisë sesi ndahet miqësia nga interesi publik.
Ndër të tjera ai tha se nuk ka emrin në hotele për arsye familjare, ndaj pagesat janë bërë nga biznesmeni.
Nga ana tjetër, për Zoton tha se nuk e njeh personalisht, por vetëm në distancë.
Nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Besoj se ata ish-kryebashkiakë që janë përmendur aty mund të jenë pyetur dhe kanë përgjigjet e tyre. Doni të dini si e ka fituar Fierin, pyesni Bafjarin. Kurrë nuk ka përfshirë tendera publikë nga institucionet që kam drejtuar unë. Arsyet kanë qenë familjare të miat pse nuk janë vënë emrin e mi në hotele. Unë i kam paguar Mirel Mërtirit…

