Connect with us

Aktualitet

Arben Ahmetaj në hetim pasuror, zbarkon BKH

TIRANË- SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, ditën e sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesat e partneres së tij, Erjola Hoxha dhe ish gruas, Albina Mancka. Bëhet fjalë për një vilë të ndodhur në Hamallaj, në kompleksin “Vala Mar” që ish-ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar dhe ka dyshime se është dhuruar nga Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve. Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në 2 vilat e tjera, në Rolling Hills në Tiranë, një në ‘Green Coast’ si dhe një apartament në ish-bllok të cilat janë në pronësi të ish-gruas së Ahmetajt. Kontrolli në këto banesa është bërë me urdhër të GJKKO, e ndëra hetimet po kryen nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Minollai. Nga sa NTV.AL  ka mësuar në shtëpinë e Erjola Hoxhës janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme eurosh, rreth 30 mijë euro, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Duhet theksuar se nuk është ushtruar një kontroll në shtëpinë e vetë Arben Ahmetaj, kjo sepse ai gëzon mandatin e deputetit. E për këtë arsye, duhet marrë fillimisht autorizim nga Këshilli i Mandateve dhe më pas do duhet të veprojë SPAK.

Vila në Hamallaj e dhuruar nga Klodian Zoto? Ahmetaj: E pavërtetë
Sot, BKH-ja ka zbarkuar në vilën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj të Durrësit, mirëpo pak javë më parë në një intervistë në media, ish ministri ka mohuar që kjo pronë të jetë dhuruar nga Klodian Zoto, i përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Ai tha se kjo banesë është në pronësi të partneres së tij, e cila ka qenë pronare e tokës.

“Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola dhe kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton. Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë”, ka thënë më herët Ahmetaj.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
NTV.AL ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
“Vila 22” në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut

BKH kontroll në vilën e partneres së tij, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Ja pse s’e kemi deklaruar

1678203609_finalprojekt.00384405.Still019.jpg

Në një intervistë që ka bërë me herët në media, Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz. Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk është bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di dmth. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata”, tha ish ministri.

Advertisement