Aktualitet
Arian Çani revoltohet me deputetët e PD: Duhet përleshje, s’jeni seriozë
Gazetari Arian Çani tha në një intervistë se aksioni opozitar lë për të dëshiruar. Sipas tij deputetët e Partisë Demokratike nuk janë seriozë dhe duhet përleshje për t’i treguar mazhorancës se kanë përballë kundërshtarë të vërtetë. “Në politikë ndonjëherë ka disa kode të pashkruara, dihet kush është shumicë, dihet kush është pakicë, jepi të drejtën shumicën. Pra, unë i bëj thirrje Ramës të lejojë opozitën të bëjë komisione, është e vetmja mënyrë. Ramsi është e vetmja mënyrë që nëse do të shfryjë pak valvulat e inatit, minimalisht duhet të lejojë komisionet hetimore që deputetët e opozitës të ndihen sikur kanë diçka në dorë, t’i bëjë të ëndërrojnë pak,” – u shpreh Çani. Ai tha se mungesa e një thirrjeje nga Sali Berisha për protesta popullore tregon për një strategji të re të PD.