Kosova
Arifi thotë se Prokuroria ka nisur hetimet për Kurtin
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka filluar hetimet për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata sipas tij korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik, si dhe ai pret që ky proces të mos ketë ndikim politik.
Arifi në mars të këtij viti, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për siç thotë, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani dhe se Qeveria e Kosovës ka synuar të financojë vetëm një parti në Luginë, ndonëse atje janë pesë të tilla. Ai po ashtu akuzoi Albin Kurtin se është pika kyçe e përçarjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare atje. Kreu I Komunes se Presheves, po ashtu shtoi se kallëzimi penal ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare.