Connect with us

Kronike

Arrest me burg për Gert Shehun

Këtë të mërkurë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u thir në komisariat për të dhënë edhe dëshminë e tij për policinë në lidhje me incidentin që ndohi ditën e martë gjatë fillimit të protestës.

Por Berisha nuk ka pranuar të japë deklratën e tij, këtë e beri të ditur zëdhënësi i tij Alfred Lela në një reagim në Facebook.

Ndërkaq agesorit që goditi liderin e PD, 31 vjeçari Gert Shehu i është dhënë edhe masa e sigurisë nga spitali i traumës aty ku është dërguar ditën e djeshmë pasi pësoi edhe lëndimë të shumta.

Nga komisariati numër 1 policia i ka komunikuar edhe arrestin shehut për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”

Gjithashtu truprojat e Berishës u shoqëruan gjatë mesnatës në polici por gjat ditës së sotme janë lënë të lirë.

Në dëshminë e tyre, truprojat kanë deklaruar se vetëm kanë parë një person që është futur dhe ka qëlluar ish-kryeministrin dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke bërë detyrën. Ndaj tyre nuk është ngritur asnjë procedim penal dhe tani janë të lirë.

Advertisement