Connect with us

Politike

Arrestimi i Ahmetajt/ Mazhoranca përplaset ashpër me opozitën

Ka nisur në orën 16:000 mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve për të diskutuar lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Bëhet me dije se mazhoranca ka propozuar që seanca të ndalet për sot dhe Këshilli të mblidhet sërish të premten në orën 12:00, për të diskutuar për raportin e SPAK.

Po ashtu është propozuar nga mazhoranca që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00.

Por, propozimi është kundërshtuar nga opozita, të cilët deklarojnë se nuk i duhet dhënë kohë më tepër, pasi ‘kjo ndihmon Ahmetajn që të fshihet’./balkanweb

Advertisement