Aktualitet
Arrestohen në Tiranë dy të shpallurit në kërkim – EMRAT
Dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga kanë rënë Franko Gatali, 27-vjeç i dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe Landi Qerimi 21-vjeç i dënuar me burg për tentativë vjedhje dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
“Janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur ne tentativë, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”,- njofton Policia.