Connect with us

Kronike

Arrestohet 28-vjeçari, rrahu për vdekje italianin pasi i ngacmoi të dashurën

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vrajsen e një shtetasi italian në Rimini. Mediat italianë nuk e kanë bërë ende të ditur identietin e të riut shqiptar, i cili thuhet se punonte si truprojë në një klub nate. Sipas autoriteteve italiane, viktima Giuseppe Tucci, 34 vjeç, ndërroi jetë pasi u dhunua brutalisht nga shqiptari në klubin e natës, ku ky i fundit punonte. Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

Advertisement