Kronike
Arrestohet gruaja që rrihte vazhdimisht burrin, së fundmi i dërgoi 2 persona për ta bërë për spital (EMRI)
Një 33 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj. Jo vetëm kaq sipas policisë më 31 gushtit gruaja kishte dërguar dy persona për ta rrahur 35 vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen Eranda Sina 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut. Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve.
lajm në përditësim…