Connect with us

Kronike

Arrestohet ‘Gucci’ shqiptar

Tatuazhi në krahun e majtë solli arrestimin e nje trafikanti droge te rrezikshëm shqiptar i cili jetonte dhe vepronte ne Kolumbi.

Behet fjale për një nga më të kërkuarit të botës së krimit në Europë, Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”.

Ai u arrestua te djelën në Kolumbi, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli si anëtar i grupit “Los Pachenca”, që merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi u vu në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte.

Atë e “tradhtoi” tatuazhi që kishte në krahun e majtë qe e beri edhe me e më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

Tre vite më parë, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi Policia e Shtetit shqiptar me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.

Ai po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=5RsKAf-HH5M

Advertisement