Connect with us

Kronike

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.

Lajmi ne perditesim…

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.
Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.Ndërkohe ish ministri po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Dosjet e Beqajt

Momentalisht ndaj ish ministrit Beqaj janë dy dosje, ajo e koncesionarit të sterilizimit, për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

E dyta abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.

Ilir Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj.

Lajmi u konfirmua edhe nga SPAK dhe avokati i Beqajt, ndërkohë që prokuroria e Posacme pritet të dalë me një deklaratë lidhur me hetimet.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp’ thuhet në një njoftim të shkurtër të SPAK

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Ilir Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik në nëntor 2022 dhe qëndroi 1 vit

 

Advertisement