Kronike
Arrestohet shqiptari! Në telefon imazhe me përmbajtje pornografike dhe abuzime fëmijësh
Një shqiptar i akuzuar për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve në Cumnock është në pritje të deportimit në Rinas, pas një seance dëgjimore në gjykatë. Selfi Senani, 27 vjeç, akuzohet se ka abuzuar fëmijë, pasi në telefonin e tij iu gjetën pamje me përmbajtje pornografie.
Një akuzë tjetër pretendon se ai kishte në zotërim të njëjtat lloje fotosh midis 5 janarit dhe 5 marsit të vitit të kaluar. Senani përballet gjithashtu me një akuzë të tretë që e akuzon atë për posedim të imazheve ekstreme pornografike, megjithëse jo të fëmijëve, midis 6 janarit dhe 4 marsit 2022.
Avokati mbrojtës John Ian Gillies i tha Sherifit Shirley Foran: “Ai është një shtetas shqiptar që do të deportohet. Ai është kontaktuar nga emigracioni më 10 mars. Ai padyshim dëshiron që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt dhe të kthehet në Shqipëri. Gjykimi ka të ngjarë të mbyllet brenda ditës.”