Connect with us

Kosova

Arrestoni Bill Clintonin dhe Tony Blair/ Tolerimi i autokracisë…Angjelkoviç flet për DW

Presidenti serb Aleksander Vuçic pak dite me pare doli me një plan pesëpikësh si reagim ndaj ngjarjeve në veri të Kosovës, te cilat sipas tij u agravuan pas sjelljes se kryeministrit Albin Kurti. Ne lidhje me kete, analisti politik Dragomir Angjelkovic tha për DW se i gjithë plani mundohet te fsheh më kot përgjegjësinë e Vuçicit.

Sipas tij, në këtë mënyrë presidenti serb po përpiqet të ridrejtojë fajin e tij te Perëndimi.

“Vendet perëndimore që e kanë njohur Kosovën sigurisht që po e ndihmojnë procesin e pavarësisë atje, por problemi është kur presidenti i Serbisë i ndihmon në gjithe këtë. Sa herë që pretendohej se e mashtruan, ai vazhdoi të bënte lëshime. Pra, Vuçic e ka paguar Kosovën për tolerimin e sundimit të tij autokratik” – deklaroi  Angjelkoviç për DW, gjithashtu duke potencuar: –

“Ai i shtyu serbët drejtpërdrejt në humnerë dhe tani pret që ai të jetë viktimë dhe i gjithë populli ta simpatizojë. Tani varet nga Uashingtoni dhe Brukseli nëse do bëjnë presionin ndaj Kosovës, por kur ju bëni një gabim të tillë gjeopolitik, mos mendo dhe mos prit qe të tjerët do ta korrigjojnë atë”.

Beogradi synon të formojë një prokurori speciale, e cila do t’i ndjekë penalisht të gjithë ata që “përzënë” serbët nga Kosova dhe kërcënojnë të drejtat e tyre njerëzore.

“Kujtojmë që një here e një kohë Millosheviçi ndoqi penalisht Bill Clintonin, Tony Blair etj. Sigurisht, asgjë nuk ndodhi. Të vetmit që vuajten dje dhe po vuajne sot jane serbet, kundërshtarët e qeverisë së Vuçicit, të cilët neser do të akuzohen nga presidenti për bashkëpunim me Prishtinën” – deklaroi analisti politik.

Advertisement