Lifestyle
Arsyeja e fortë pse duhet të zgjoheni herët
Sipas një studimi të JAMA të publikuar në New York Times, ata që zgjohen herët në mëngjes kanë më pak gjasa të zhvillojnë një çrregullim depresiv.
Studiuesit vlerësuan gjumin dhe zgjimin e 800,000 njerëzve. Gjysma e tyre e kishin zakon të zgjoheshin shumë herët, ndërsa pjesa tjetër e donin pak më shumë komoditetin e shtratit. Duke analizuar të dhënat, ata zbuluan se ata që zgjoheshin herët kishin 23% më pak gjasa për të zhvilluar depresion.
Deri më tani, shkencëtarët kishin vetëm të dhëna empirike që lidhnin zakonet e gjumit me depresionin. Për shembull, njerëzit e vonë të natës priren të pinë, pinë duhan më shumë dhe të kalojnë shumë kohë para një ekrani, ndërsa tipat e mëngjesit kosnumojnë më shumë në ushqimin e shëndetshëm dhe bëjnë stërvitje. Në të njëjtën kohë, është vërejtur se ata që zgjohen herët në mëngjes jetojnë më gjatë.